“Game of Thrones” ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga HBO për sjelljen e sezonit të 7 -të, disa ditë para premierës së sezonit të 6-të.
Kritika i ka vlerësuar seritë që u promovuan të dielën e 24 prillit në një event televiziv. Risjellja nuk është një suprizë për fituesin e disa çmimeve Emmy, duke qenë se ka akoma shumë histori për të treguar. Ndërkaq producentët, David Benioff dhe Dan Weiss po flasin që tani për sjelljen e sezonit të 8-të disi më të shkurtër ,të ndjekur nga një sezon i 9-të akoma edhe më i shkurtër. Asnjë numër episodesh nuk është konfirmuar zyrtarisht por çdo sezon deri tani ka patur 10 episode.