INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Gangsterja e Elbasanit”, Trejsi Sejdini kurorëzohet “Miss Universe Albania”, por na tregon detajet për jetën e saj që si dinim: Në Shqipëri po nuk u...[FOTO]

“Gangsterja e Elbasanit”, Trejsi Sejdini kurorëzohet “Miss Universe Albania”, por na tregon detajet për jetën e saj që si dinim: Në Shqipëri po nuk u...[FOTO]

Publikuar më: 21:16 07-06-2018

Mbrëmjen e djeshme ne Pallatin e Koncerteve është mbajtur Miss Universe Albania. Një natë e mbushur me të ftuar dhe supriza të ndryshme. Gara ishte e fortë dhe mes 23 vajzave ajo që arriti të rrëmbente kurorën e më të bukurës ishte Trejsi Sejdini 18-vjeçarja nga Elbasani.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në SHBA në kompeticionin ndërkombëtar të Miss Universe i cili transmetohet në FOX News

Trejsi njihet nga publiku për shkak të videove me sherre apo fotot që poston në rrjete sociale, për të cilat është cilësuaredhe si “Gangsterja e Elbasanit”, por sot e ftuar në "Vizionin e pasdites", Missi ka treguar më shumë për veten.

"Jam thjesht 18 vjeç, një moshë shumë e brishtë dhe e vogël për të qenë një person me shumë eksperienca jete. Studioj në shkollë, kaloj kohën time të lirë në një kurs ku mund të mësoj diçka më tepër për shkollën. E kam dashuruar modelingun që në fëmijëri. Shqipëria nuk është një vend që të jepet mundësi e mirë për të qenë modele kështu që mendova Miss Universe Albania është mundësia më e mirë për të vazhduar karrierën jashtë. Miss është një femër më e brishtë, krenare sesa një modele të cilat janë pak të hedhura. Edhe unë kam qenë e hedhur deri para pak kohësh se mosha bën të vetën dhe kemi bërë gabime në mënyrën sesi i kemi përdor fotot, por në Shqipëri po nuk u kritikove një çik...", u shpreh Trejsi.

trjsa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561