Dashuria e jetës së Bleonës, siç ajo e ka lënë të nënkuptohet në shumë raste, duket se ka ecur përpara me jetën e tij.
Ndërkohë që këngëtarja bukuroshe ka shprehur përzemërsi dhe dashuri për ish bashkëshortin e saj në raste të panumërta, ky i fundit është shfaqur në krah të një femre tjetër. Gazeta Express bën me dije se biznesmeni Gani Bardha e ka zyrtarizuar lidhjen e tij të re dhe nuk kanë munguar as urimet e miqve të tij. Edhe pse nuk besojmë që Bleona të zhgënjehet pasi ajo vetëm ka thënë që marrëdhënia pas-martese është vetëm miqësore dhe plot respekt.