Në Spanjë këtë të shtunë organizohet një garë e veçantë. Ne jemi mësuar të shohim atletë që veshin atlete dhe janë gati për vrap.
Këtë herë pjesëmarrësit në garë mbajnë veshur taka, e madje deri në 10 cm.
Pjesëmarrësit, të cilët janë kryesisht meshkuj, u bashkuan me garën në solidaritet me komunitetin LGBT në Madrid.
Vrapuesit duhet të kenë taka të paktën 10 cm në lartësi në mënyrë që të marrin pjesë në garë. Lartësia e të gjitha këpucëve matet para nisjes së garës.
Gara sfidon përpjekjet e partisë spanjolle të ekstremit të djathtë Vox për të tërhequr festimet e këtij viti.