Çfarë mund të ndodhë kur përziejmë garat me kuaj me Formula Uno?
Konkursi i ri i quajtur “The Series”, është i përbërë nga 12 skuadra të ndryshme, secila me një trajner, katër kalorës dhe 30 kuaj, të cilat do të konkurojnë të gjitha kundër njëri-tjetrit në disa prej garave më të famshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Sikurse ekipi i Red Bull në Formula 1 dhe Team Sky në çiklizëm, ekipet e garave me kuaj do të jenë në pronësi të markave më të njohura ndërkombëtare.
Gjatë 8 takimeve do të organizohen 48 gara, çdo takim do të ketë një vlerë prej së paku 100 mijë paund britanik (138.000 €) të cilat do të ndahen ndërmjet stafit të skuadrave, pronarëve, trajnerëve dhe kalorësve.