INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për guvernator. 14-vjeçari përballet me një transgjinor

Gara për guvernator. 14-vjeçari përballet me një transgjinor

Publikuar më: 10:41 14-08-2018

Në SHBA, një nxënës 14–vjeçar garon për t'u bërë guvernatori i Vermontit. Ethan Sonneborn përballet me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, duke shfrytëzuar avantazhin kryesor, një veçori të Kushtetutës së shtetit në verilindje të Shteteve të Bashkuara që nuk imponon një limit moshe minimale për të konkurruar, për t'u bërë pjesë e qeverisjes. E vetmja karakteristike e kërkuar është që të ketë jetuar të paktën katër vjet në shtetin Vermont ku Ethan ka lindur. Sonneborn identifikohet me krahun progresiv të Partisë Demokratike duke e shpallur veten mbrojtës të familjeve, klasës së mesme dhe klasës punëtore. Në faqen e tij në internet ai pretendon se ka "idetë e duhura" në disa çështje të rëndësishme si reforma e kujdesit shëndetësor, zhvillimi ekonomik dhe arsimi, edhe pse ai ende disa vjet para se të marr diplomën. "Unë mendoj se jam kandidati që përfaqëson më së miri ndryshimin që ne kemi nevojë," tha ai në një fjalim televiziv.
Rivalët demokratikë të Ethan
Në mesin e rivalëve kryesor të Ethan, në Partinë Demokratike janë Christine Hallquist, një kandidat i cili po konkurron për t'u bërë guvernatori i parë i transgjinorëve në SHBA; James Ehlers, një veteran i marinës dhe një mbrojtës i mjedisit, dhe Brenda Siegel, drejtoreshë e një festivali vallëzimi.
Dyshimet e Guvernatorit aktual
Phil Scott, guvernatori republikan i Vermontit, ka shprehur disa dyshime mbi pranueshmërinë e Ethan dhe kërkoi nga ligjvënësit që të kontrollojnë detajet e ligjeve që lejojnë një 14-vjeçar që të aspirojë për një karrige të rëndësishme Shteti: "Unë mendoj se dikush duhet të ketë të marrë një patentë shoferi para se të bëhet guvernator," tha ai. Scott qeveris Vermontin që nga viti 2016 dhe rikandidimi i tij është kundërshtuar nga Republikanët.

Article Logic
Execution time: 0.0042719841003418