Komisioni i organizimit dhe kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike zhvilloi sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje u administruan dokumentacionet zyrtare të Degëve të Partisë Demokratike që kanë të bëjnë me përbërjen e Komisioneve të votimit, vendet e votimit si dhe listat shtesë sipas përcaktimit të bërë në pikën 8/b të Udhëzimit Nr.1, datë 04.07.2017, për anëtarët që kanë karta anëtarësie të PD-së ndër vite, por për arsye teknike nuk ishin përditësuar në Regjistrit Elektronik të anëtarësisë.
PD-ja bën me dije se deri në mesditë janë administruar të dhënat e 64 degëve nga gjithsej 68 degë të Partisë Demokratike.
“Data 15 korrik është afati përfundimtar për administrimin e këtyre të dhënave. Komisioni vendosi si afat të fundit për përfaqësuesit e kandidatëve datën 16 korrik për të sjellë listën e përfaqësuesve të secilit kandidat për 68 komisionet e votimit.
Komisioni është duke përpunuar të dhënat e listave shtesë të cilat do i bashkëlidhen Regjistrit Elektronik dhe 5 ditë para zgjedhjeve do të merret vendimi për listën përfundimtare të votuesve.