INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gara për kreun e PD-së! Ristani dhe të tjerë kundër Bashës…[VIDEO]

Publikuar më: 13:47 29-06-2017

Një ditë më parë në shkresën kur përcaktohet data e zgjedhjeve të brendshme për kryeatrin e PD, por dhe afati kur mund të dorëzojnë kandidaturën për kreun e partisë, mungoi firma e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani. Edhe pse ka qenë së bashku me Edi Palokën dhe Edmond Spaho gjatë kohës kur doli ky vendim, Ristani nuk ka firmosur shkresë që hapi garën për Kreun e selisë blu, dhe vetëm sot, 24 orë më vonë ka sqaruar publikisht pse erdhi ku vendim. Ristani thotë se Kryetari, Lulzim Basha ka shkelur statutin me delegimin e kompetencave.
“Neni 43 thotë se në rast dorëheqje, e etj të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë. Pra kompetenca e komandimit i takon Këshillit Kombëtar i cili thirret nga Sekretari i Përgjithshëm.
Vendimi i dy nënkryetarëve për të thirrur zgjedhjet, caktimin e datës së zgjedhjeve dhe datës se paraqitjes se kandidaturave është vendim i pa mbështetur në statut. Në bazë të nenit 40/2 të statutit të Partisë, shpallja e datës së zgjedhjeve dhe e datës së paraqitjes së kandidaturave është kompetencë e Kryesisë Partisë,” tha Ristani
Ndërkohë në të njëjtën datë si 4 vite më parë, në 22 korrik  105 mijë anëtarë të partisë demokratike do të hedhin votën e tyre për të zgjedhur kreun e ri të partisë. Ndërsa demokratët kanë afat deri më 2 korrik të dorëzojnë kandiaturën e tyre. Me shumë gjasa gara do të ndahet mes dy kandiatëve Lulzim Basha e Eduard Selami. Burime pranë PD bëjnë të ditur se nuk do të ketë kandidatë të tjerë që synojnë të marrin drejtimin e partisë. Ndërsa zërat për një garë të ndershme brenda selisë blu shtohen. Është ish deputet demokrat Selami Xhepa i cili jep një këshillë për zgjedhjet e brendshme në PD.
“Rivalët politikë duhet të hartojnë platformën e tyre politike të besueshme që ta debatojnë me demokratët. Dhe ky proces duhet parë me paanësi nga antarësia demokrate, dhe jo si një betejë mes kundërshtarësh, siç u zhvillua dueli midis Bashës dhe të ndjerit Olldashi,” tha Xhepa

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156