Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami, deklaroi sot se modeli i Bashës dështoi.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Selami shprehet modeli i ndjekur nga Basha është i vjetëruar.
Sipas Selamit, Basha e ka futur lidershipin e tij në modelin e vjetëruar.
“Modeli i Bashës dështoi, është i kapërcyer dhe model i vjetëruar. Basha e ka futur lidershipin e tij në modelin e vjetëruar”, shkruan Eduard Selami në rrjetin social “Facebook.
Kujtojmë se më 22 korrik zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demorkatike, ndërsa kandidatët në garë janë dy, Eduard Selami dhe kreu aktual i kësaj force politike, Lulzim Basha.