INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për kryetar të LSI, Meta: Të rrisim shpresën në vend

Gara për kryetar të LSI, Meta: Të rrisim shpresën në vend

Publikuar më: 12:45 26-10-2016

Zgjedhja e kryetari të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është në kulmin e saj, ku tre kandidatët do të kërkojnë më 6 Nëntor votat e anëtarësisë për të drejtuar këtë forcë politike për 4 vitet e ardhshme. Platformat e tyre kanë diverenca, ku për kreun aktual Ilir Meta, objektivi i kësaj force politike duhet të jetë transparenca dhe afërsia me qytetarët.
Ilir Meta:
“Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të ketë vetëm një ideologji: interesin e publikut të gjerë dhe duhet të ketë vetëm një aleat për këtë çështje që është transparenca me qytetarin. Në çdo vendim dhe në çdo veprim ne udhëhiqemi nga dëshira për të rritur shpresën se Shqipëria është një vend me të ardhme dhe e ardhmja e Shqipërisë, rinia e saj do të qëndrojë këtu. Kjo është detyra jonë dhe unë do t’i shërbej kësaj me përkushtim maksimal gjatë katër viteve të ardhshme”.
Përparim Spahiu, është i qartë në qëndrimin e tij mbi rolin e LSI. Duke qënë se kjo forcë politike po rritet çdo ditë, Spahiu thotë se LSI duhet të udhëheqë vendin, duke përçuar kështu një sinjal të qartë mbi rolin e partisë në koalicionin qeverisë.
Përparim Spahiu:
“Ka ardhur koha që Lëvizja Socialiste për Integrim, që është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një rol udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare”.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215