Kandidatët presidencialë të të dy kampeve në Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë tubimet e fundit në Ajoua, ku nisin këtë të hënë zgjedhjet paraprake. Kryesimi i Donald Trump sipas sondazheve të fundit vazhdon, edhe pse disi i tkurrur ndaj Ted Cruz. Ndërsa që të dy janë shkëputur shumë nga rivalët e tjerë.
Pak më e ashpër është gara mes demokratëve, ku senatori i Vermontit, Bernie Sanders i është afruar mjaft ish-zonjës së parë Hillary Clinton, ndonëse kjo e fundit vazhdon ta ruajë epërsinë.
Secili nga pretendentët e dëshiron shumë triumfin në këtë test të parë elektoral, pasi fitorja në Ajoua mund t’i japë hovin e duhur fushatës së tij teksa votimi lëviz pas kësaj në shtete të tjera.