INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gara për të fituar çmimin “veshura më keq” në MTV EMAS, ishte tepër e ngushtë. Ja të veshurat më keq...  [FOTO]

Gara për të fituar çmimin “veshura më keq” në MTV EMAS, ishte tepër e ngushtë. Ja të veshurat më keq... [FOTO]

Publikuar më: 13:28 07-11-2016

Eventi MTV Awards është gjithashtu edhe një parakalim në tapetin e kuq ku të ftuarit rrezikojnë seriozisht me veshjet,  për t’u dukur  “të veshurat më keq”.

 

MTV EMAS në Roterdam ishte i tillë gjithashtu.

Vëmëndjen e eventit e tërhoqën të veshurat më keq për të cilat ajo natë , për fat të keq ishte nata e mëkateve në stil dhe jo e triumfit në tapetin e kuq.

Kështu, ylli i reality show-t,  Elettra Lamborghini i kishte lënë shumë pak vend imagjinatës me veshjen që kishte zgjedhur. Veshje kjo që e bëri atë të dështonte atë natë.

Edhe pse e kombinuar me copëza të zeza, gjoksi i saj sërish  dukej i  ekspozuar për të gjithë.  

Këngëtarja Charlie XCX “luftoi” po ashtu për titullin “e veshura më keq”. Ylli i pop-it  u paraqit e veshur si për të për të përballuar ethet e një nate në disko gjatë viteve ’70. Sikur të mos mjaftonte ngjyra rozë që kishte mbuluar trupin e saj,ajo kishte shtuar edhe një shall pelushi rozë.  

Gjithashtu dhe brunja e Ex On The Beach, Charlotte Daëson nuk mungoi  në sjelljen e versionit të saj më të keq të veshjesh atë mbrëmje.

Ylli i medias sociale, Kenzo gjithashtu mund të jetë një hit në internet, por në tapetin e kuq ajo nuk arriti të shkëlqente.

Një tjetër parakaluese që bëri të ktheheshin kokat për një arsye të gabuar ishte edhe modelja Ann Kathrin Brommel.

26 vjeçarja e cila po shoqërohet me futbollistin gjerman, Mario Götze spikati në tapetin e kuq  dhe vodhi shikimet për veshjen e saj të çuditshme.

Këngëtarja britanike Anne Marie gjithashtu nuk arriti të ishte në stil gjatë asaj mbrëmje. Biondja dështoi me figurën e saj me një mini-fustan i cili i ekspozonte asaj në mënyrën më të keqe, reçipetat.

Bashkëshortja e Dj Armin Van Buuren, Erika veshi një fustan të gjatë duke bërë që  të dukej si një adoleshente gati për gjumë.

 

 jimijo.jpg

 foto5.jpg

 

kjmijn.jpg

uki0j.jpg

 

3A1F4CCC00000578-3910960-Too_much_Social_media_star_Kenz_may_be_a_hit_online_but_on_the_r-m-165_1478462229312.jpg

 

3A1F7BD600000578-0-image-a-117_1478459860091.jpg

 

3A1FF24700000578-3910960-image-a-174_1478462952173.jpg

3A1F674300000578-0-image-a-106_1478459791808.jpg

3A1F45B200000578-0-image-a-101_1478459775052.jpg

 

3A1FF20400000578-3910960-image-a-190_1478463353842.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762