INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidencialet në Francë: Sarkozi humb garën brenda partisë

Presidencialet në Francë: Sarkozi humb garën brenda partisë

Publikuar më: 08:56 21-11-2016

Nikolas Sarkozy nuk do të ketë më shanse për t’u zgjedhur president i Francës për herë të dytë. Ai është eliminuar në garën brenda partisë republikane të Francës duke marrë vetëm 22.1% të votave. Duke pranuar humbjen, Sarkozi mbështeti François Fillon i cili u rendit i pari në raundin e parë të së dielës, ndërsa ish-kryeministri Alain Juppe u rendit i dyti. Ata do të përballen me njëri-tjetrin në një balotazh të dielën e ardhshme. Fituesi do të konkurrojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Fituesi i cili do të dalë nga primaret Republikane do të përballet me lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496