INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gardisti vidhte karburantet në kryeqytet, arrestohet

Gardisti vidhte karburantet në kryeqytet, arrestohet

Publikuar më: 08:10 18-10-2016

Forcat e komisariatit të policisë numër 2 në kryeqytet kanë vënë në pranga një person, i cili sipas uniformave blu dyshohet të jetë autor i grabitjes së disa karburanteve në kryeqytet.
Sipas Policisë, personi i vënë në pranga është shtetasi Geraldo Guci 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton të jetë edhe punonjës i Gardës së Republikës.
Sipas policisë, 21-vjeçari i arrestuar dyshohet të jetë autor i grabitjes së 4 karburanteve nën kërcënimin e armës. Sipas të dhënave të uniformave blu, mësohet se brenda dy muajsh gardisti akuzohet se ka kryer vjedhjet.
Njoftimi i Policisë
“Pasi linte mjetin e tij në një distancë të konsiderueshme dhe kontrollonte me kujdes territorin, bënte goditjet në karburant. Shumën monetare të marrë në karburante dhe armën e zjarrit sëbashku me veshjen, i vendoste në brendësi të sediljes së mjetit të tij tip “Mercedes Benz”, për tju shmangur pikave të kontrollit”.
Sipas Policisë ky shtetas rezulton të jetë autorë i dyshuar i disa vjedhjeve me armë, të disa karburanteve në Tiranë dhe konkretisht: dy në selitë, një në rrugën “Teodor Keko” si dhe vjedhja e fundit është kryer në rrugën “Muslim Shyri”. Ndërkohë në momentin e arrestimi gardistit Guci i janë sekuestruar:
Njoftimi i policisë:
“Një automjet i tipit “Mercedes Benz”, TR8483P, në pronësi të shtetasit Geraldo Guci, ku në brendësi të saj u gjendën:
Tre gëzhoja pistolete model 54.
 Dy fishekë automatiku model 56”.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096