INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Garë armatimesh, NATO ultimatum Rusisë

Garë armatimesh, NATO ultimatum Rusisë

Publikuar më: 16:39 13-02-2019

NATO i dërgon ultimatum Rusisë, duke e paralajmëruar Kremlinin se është "mundësia e fundit" për t'u pajtuar me traktatin e Forcave Bërthamore përpara se aleatët europianë të fillojnë një garë të re armësh. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi se aleanca ushtarake do t’i përgjigjet “shtimit të raketave ruse”, por nuk do të instalojë raketa të tjera bërthamore në Evropë.

Komentet vijnë pas shfuqizimit të traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, një pakt i rëndësishëm armësh i periudhës së Luftës së Ftohtë. Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë t’i rikthehet traktatit dhe të respektojë kushtet e tij. NATO-ja këmbëngul se Rusia e ka shkelur paktin, duke zhvilluar një sistem të ri raketash që Moska.

Shefi i Natos shtoi se nuk kanë pse të imitojnë atë që bën Rusia, por duhet të sigurohen që të ketë masa parandaluese dhe mbrojtje efektive.

Më 2 shkurt, Shtetet e Bashkuara filluan procesin gjashtëmujor të tërheqjes nga traktati, duke thënë se sistemi raketor i Rusisë shkel kushtet e tij. SHBA beson se sistemi i ri rus i raketave mund t’i hapë rrugën Moskës të nisë një sulm bërthamor në Evropë .

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj tërheqjes së SHBA nga traktati duke njoftuar se edhe Moska do të largohej. Traktati i nënshkruar në vitin 1987, ndalon prodhimin dhe instalimin e raketave kruz dhe raketave balistike me rreze nga 500 në 5,500 kilometra.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551