INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Garë e ashpër për Këpucën e Artë

Garë e ashpër për Këpucën e Artë

Publikuar më: 09:29 12-02-2016

Pas shumë vitesh dominimi, Lionel Messi e Cristiano Ronaldo më nuk i prijnë listës së golashënuesve më të mirë në Evropë. Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain, është duke shkëlqyer këtë edicion dhe shihet si favoriti kryesor për ta fituar ‘Këpucën e Artë', çmim të cilin e fitoi Ronaldo vitin e fundit me 48 gola të shënuara.

Higuain deri më tani ka shënuar 24 gola në Serie A, një më shumë se sulmuesi i Benficas, Jonas që renditet i dyti me 23 gola.

Pas kësaj dyshe, renditet Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmundit dhe Luis Suarez i Barcelonës. Që të dy deri më tani kanë shënuar nga 20 gola.

Listën prej top 10 golashënuesve më të mirë në Evropë e përmbyllin Cristiano Ronaldo, i cili gjendet në pozitën e gjashtë. Portugezi ka shënuar deri më tani 19 gola në La Liga. Më pas renditen Karim Benzema, Jamie Vardy i Leicester Cityt, Eran Zahavi i Maccabi Tel Aviv dhe ish sulmuesi i Shkahtarit, Alex Teixeira.

Lionel Messi duket se po shijon sezonin më të keq në karrierën e tij. Ai deri më tani ka shënuar vetëm 12 gola në La Liga, diçka e pazakonshme për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo e Lionel Messi do të rikthehen sërish në krye për të garuar për Këpucën e Artë. Ronaldo e ka fituar këtë çmim katër herë gjatë karrierës,

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428