Në Çmimin e Madh të Japonisë, Luis Hamilton dhe njëherë tregoi se është më i miri në botë për momentin. Ai arriti të mbante vendin e parë gjatë gjithë garës, me shokun e tij të skuadrës Valteri Bottas që e ndiqte nga mbrapa.
Ndërsa, rivali për titull Vettel arriti ta mbyllte garën në vendin e pestë mbas një aksidenti që pati dhe me garuesin e skuderisë “Red Bull”, Verstappen. Vettel fajësoi këtë të fundin për aksidentin e ndodhur dhe tha për mediat se asgjë nuk ka mbaruar ende, përsa i përket titullit.
Hamilton mbas kësaj gare ndodhet me 331 pikë në krye të klasifikimit, ndërsa Vettel është ne vendin e dytë me 264 pikë.