Gareth Bale pritet t’i japë lamtumirë Real Madridit. Sulmuesi uellsian po gjen gjithmonë e më pak hapësira pasi ka vuajtur gjithashtu edhe ndryshimet e shumta taktike të trajnerëve duke u sakrifikuar përherë.
Kujtojmë që 4 vite më parë Reali shpenzoi 101 milionë euro për nënshkrimin me Bale, por tashmë uellsiani rrezikon lamtumirën nga “Santiago Bernbeu”.
Klubi parizien ka një buxhet prej 220 milionë Eurosh për të investuar në merkato dhe gjysma e kësaj shume mund të shkojë pikërisht për Gareth Balen.