Gareth Bale mesa duket është duke planifikuar dasmën e tij.
Sipas britanikes “The Sun”, 28 vjeçari pritet që të martohet vitin e ardhshëm me Emma Rhys-Jones në Itali dhe ka menduar t'i ofrojë 1.5 milionë euro Beyonces për të kënduar në dasmën e tij.
Përfaqësuesit e Bale kanë nisur bisedimet me Beyoncen për performancën e saj në ceremoni, e ajo pritet të ketë vlerë shtatëshifrore, raporton “The Sun”.
Bale do të mbajë një ceremoni edhe në vendlindje, në Uells.