Pas ditëve të vështira në “Santiago Bernabeu”, Gareth Bale raportohet se ka arritur marrëveshje një marrëveshje me Manchester United.
Sipas burimeve të “DarioGol”, uellsiani dëshiron të largohet nga Real Madrid dhe në këtë mënyrë është shprehur i gatshëm të veshë fanellën e “Djajve të Kuq” vetëm me kushtin që sezonin e arshëm klubi britanik të luajë në Champions League.
Presidenti i Realit, Florentino Perez, është i pakënaqur me lëndimet e njëpasnjëshme të 27-vjeçarit dhe ka vendosur që ta shesë gjatë merkatos së verës.
Pritet të shihet nëse ky lajm është një spekulim mediatik apo ka një realitet brenda saj.