Një rrëfim i sinqertë vjen nga legjenda e futbollit britanik Paul Gascoine: “Unë luaja për fanellën që mbaja veshur. Kur isha 18 vjeç, fitoja 25 stërlina në javë. Tani lojtarët të së njëjtës moshë fitojnë 50 mijë sterlina në javë. Dhe nëse në moshën 18-vjeçare fiton këtë shifër, ç’rëndësi ka nëse luan mirë apo luan keq?
Edhe në kohën time qarkullonin shumë para dhe unë në 10 vjet kam dhuruar një milion sterlina për bamirësi dhe këtë nuk ia kam thënë askujt. Shkoja në orën 4 të mëngjesit për t’u dhuruar 10 mijë stërlina familjeve që të çonin fëmijët e tyre në “Disney World“.