Gashi humbi 2 ditë më parë një nga njerëzit më të shtrenjtë të familjes së tij, një nga kushërirat me të cilat ka pasur një lidhje të ngushtë. Lajmin e trishtë e dha vetë reperi përmes postimeve në rrjete sociale, ku shfaqej pranë arkivolit të kushërirës së ndjerë me maskë në fytyrë.
Ndërkohë sot ai ka treguar se ka humbur sërish një njeri të afërt të familjes së tij. Reperi ka shprehur gjithë hidhërimin përmes një postimi, duke zbuluar se ka humbur xhaxhanë. Gashi ka ndarë në Instagram një foto të të ndjerit dhe ju ka bërë thirrje fansave që të thonë sa më shumë të dua, sepse ky vit nuk por tregohet i mëshirshëm me askënd.
“Për të gjithë ata që po e shohin këtë… Unë humba 2 pjesëtarë të familjes në 1 javë. Lutuni dhe filloni të thoni më shumë ‘Të dua’, sepse 2020-ta nuk po luan me askënd. U prehsh në paq xhaxhi E”, ka shkruar Gashi.