INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gashi i bindur se kuqezinjtë do të arrijnë shtatë pikë në Euro 2016

Gashi i bindur se kuqezinjtë do të arrijnë shtatë pikë në Euro 2016

Publikuar më: 14:47 26-05-2016

Ka udhëtuar me mijëra kilometra nga përtej Atlantikut për të dhënë kontributin e tij në ngjyrat kuqezi në “Euro 2016”. Një rast unikal që mund të vijë një herë në jetë, ndaj për Shkëlzen Gashi duhet shijuar në maksimum.

“Tani kanë filluar emocionet. Jam i gëzuar që do të shkojmë në Francë. Është hera e parë që shkojnë në një event kaq madhor, ndaj duhet të japim maksimumin.”

Takimi i parë me Zvicrën, për shumë arsye sidomos për Shkënzen Gashin që sheh shumë nga futbollistët e përfaqësuese helvete mbetet i veçantë, por objektivi, për 27-vjecarin, mbetet vetëm 1, fitorja.

“Takimi me Zvicrës do të jetë shumë emocionues, sepse i njoh të gjithë lojtarët kundërshtarë, por kur të bjerë bilbili do te jap maksimumin për t’i mundur. Me 4 lojtarë të Zvicrës kam luajtur te Baseli, i kam shumë miq.”

Emri i Gashit në listën e De Biasit bën pjesë në grupin e sulmuesve dhe me skemën që luan Shqipëria vetëm njëri prej tyre mund të jetë në formacion. Përtej dëshirës për të qenë në fushë, Gashi nuk i vë në dyshim zgjedhjet e trajnerit.

“Trajneri jep formacionin, të gjithë lojtarët duhet t’i bindemi dhe të japim maksimumin. Kështu siç kemi luajtur gjatë eliminatoreve duhet të luajmë sërish.”

Goli i shënuar në fitoren përmbysje me Armeninë në “Elbasan Arena” i ka dhuruar Gashit momentin më emocionues me ngjyrat kuqezi.

“Për mua goli i parë në Elbsan ka qenë shumë emocionues sepse nga humbja fituam. Kur i pashë të gjithë shqiptarët të gëzuar, u emocionova më shumë. Ai moment më dha më shumë vullnet. Në Armeni duhet të fitonim dhe kur me erdhi momenti nuk hezitova për ta shtyrë topin në rrjetë. Te goli i tretë e kuptova se do të shkonim në Francë.”

Gashi e ka nisur mirë aventurën te Colarado Rapids në MLS, ku sulmuesi kuqezi ka gjetur mbështetjen e shumë tifozëve shqiptarë. 27-vjecari ndihet shumë mirë fizikisht dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin në europian.

“Po e kaloj mire me Colorado, duhet të falënderoj të gjithë shqiptaret që më mbështesin te Colarado. Kështu është futbolli mund të të çojë edhe në një vend të largët. Jam shumë mirë, në Amerikë kam luajtur të gjithë ndeshjet.”

Duke u kthyer te kombëtarja, Gashi nuk heziton të bëjë llogaritë për ndeshjet e grupit A, ku Shqipërinë e sheh në fazën tjetër.

“Është shumë e rëndësishme ta nisim mbar me fitore, sepse do të kemi moral më të lartë. Shpresoj të grumbullojmë 7 pikë. Duhet të japim maksimumin në të tria ndeshjet.”

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396