Reperi Gashi duket se i ka mjaft përzemër traditat shqiptare.
Në foton e tij të fundit në “Instagram” ai shihet duke bërë një fytyrë disi të mërzitur me një telefon në dorë dhe poshtë saj ka një përshkrim interesant:
“Kur prindërit e tu shqiptar ju detyrojnë të flisni në telefon me ndonjë anëtar të familjes”.
Kjo është një gjë me të cilën jemi përballur thuajse të gjithë fëmijët shqiptarë dhe reperi me famë ndërkombëtare duket se nuk është rritur shumë ndryshe nga ne.