Shkëlzen Gashi pritet të jetë titullar në ndeshjen që Shqipëria e zhvillon sot ndaj Maqedonisë.
Por futbollisti i Colorados ka gjetur kohë për të uruar përfaqësuesen e Kosovës për debutimin historik në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
"I uroj suksese dhe fat Kombëtares së Kosovës për ndeshjën e parë historike për garat kualifikuese të Botërorit 2018" shkruan Gashi në Facebook.