INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gashi: “Përballja me Zvicrën si një ndeshje miqësore”

Gashi: “Përballja me Zvicrën si një ndeshje miqësore”

Publikuar më: 15:30 10-06-2016

“Do të jetë si një ndeshje miqësore”. Kështu deklaroi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashi, një ditë përpara ndeshjes hapëse të kuq e zinjve për Euro 2016. Dhe kur thotë këtë Gashi ka një arsyeje të fortë, Kombëtarja Zvicerane ka në përbërje të saj shumë shqiptarë. Me përfaqësuesen e zvicrës luajnë 6 lojtarë me origjinë shqiptare (Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Blerim Dzemaili, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj).
I lindur në Zvicër por që ka zgjedhur fanellën e kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi thotë se ndihet krenar që do të përfaqësojë kombëtaren kuq e zi në “Euro 2016”.
Shkëlzen Gashi:
“Ndeshja e parë do të jetë një moment tepër krenar për mua dhe të gjithë kombin tim”.
Të shtunën në orën 15:00, kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e parë të europianit, përballë ZVicrës.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709