INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
GASHI ‘shpërthen’ ndaj të gjitha kritikave ndaj tij në ‘Sunny Hill Festival’

GASHI ‘shpërthen’ ndaj të gjitha kritikave ndaj tij në ‘Sunny Hill Festival’

Publikuar më: 17:59 06-08-2019

Gjatë natës së dytë të festivalit, reperi ishte futur në mesin e publikut dhe në atë moment një fans me apo pa dashje kishte marrë zinxhirin e këngëtarit, i cili pas ngjitjes në skenë filloi fyerjet drejt tij.

Por, kjo nuk është e vetmja gjë që i kishte ndodhur atij gjatë asaj mbrëmje, e që bëri fansat të shprehin kritika të rënda për të.

Përmes një postimi në Instagram, Gashi ka sqaruar gjithçka që i ndodhi atij atë mbrëmje.

“Gjithçka që po lexoni për paraqitjen time në festivalin Sunny Hill nuk janë fakte. Po, unë e kam quajtur fansin ***, po e humba vathin kur fansi u përpoq të shqyente fytyrën tim (ai ishte i ngazëllyer dhe unë reagova gabim) … po unë e quajta rojën time lopë dhe e largova nga rruga (jo një fans) po zinxhiri im ra në tokë, disa fëmijë të vegjël ma kthyen. Kosova është një vend i bukur dhe nuk ka fëmijë që vijnë në një shfaqje me qëllime të vjedhjes. Suny Hill është jashtëzakonisht i sigurt dhe çdo artist duhet të ndihet si në familje kur ata janë atje. Unë i dua fansat e mi të vërtetë për aq sa reperët e juaj bana përpiqen të më sabotojnë mua provoni përsëri sepse nnë jam një artist i vërtetë që unë shkruaj tekstet e mia. Unë jam këtu për të qëndruar përgjithmonë. Pyesni fansat e vërtetë për mua jo disa reperë që nuk e kanë bërë kurrë këtë nuk do të flas më shumë për këtë gjë”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.

ghjghj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885