INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati gjysma e shqiptarëve rrezikojnë seriozisht shëndetin! Ja pse...

Gati gjysma e shqiptarëve rrezikojnë seriozisht shëndetin! Ja pse...

Publikuar më: 08:43 07-09-2018

Mënyra e keqe e të ushqyerit, abuzimi me cigare dhe alkool ka bërë që në vendin tonë të shtohet numri i pacientëve në spitale. Numri i të prekurve nga sëmundjet të zemrës, tumoret apo dhe hipertensioni në 5 vitet e fundit është rritur me 3 herë më shumë. Po nëse do kryenim aktivitet fizik situata, thonë ekspertë do ishte më mirë.

OBSH, ka publikuar një të dhënë aspak optimiste në lidhje me kryerjen e ushtrimeve fizike, pasi 45 % të popullsisë në Shqipëri kanë raportuar se nuk bëjnë fare fiskulturë. Në studim në lidhje me aktivitetin fizik në popullatë u përfshinë banorë e 168 shteteve në botë, ku Shqipëria dhe Ballkani, renditen në një nivel mesatarisht negativ. 
Sipas OBSH, në të gjithë botën më shumë se 1.4 miliardë të rritur po e vënë veten në rrezik të lartë të sëmundjeve vdekjeprurëse vetëm për shkak se nuk merren me sport. OBSH thekson se një e treta e grave dhe një e katërta e meshkujve në mbarë botën janë në vijën e "rrezikut” për jetën vetëm prej mungesës së aktivitetit fizik.
Në studim sqarohet se mungesa e aktivitetit të rregullt fizik ul rrezikun e dëmeve në shëndet, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe diabetit, si dhe çrregullime të shëndetit mendor. OBSH rekomandon që çdo i rritur të bëjë të paktën 150 minuta stërvitje “me intensitet të moderuar” si ecje të shpejtë, çiklizëm, not çdo javë ose 75 minuta aktivitet intensive të drejtuar nga një profesionist.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549