Të gjithë ata burra që duan të tradhëtojnë gratë duhet të rimendohen pasi mund të përfundojnë edhe në burg.
Indonezia përgatitet të miratojë një ligj të ri e të shumëdiskutuar, i cili kriminalizon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks.
Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore.
Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha driten jeshile të mërkurën.
Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë, por mburret duke e cilësuar veten si “komb tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh”.