Nuk ndalen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.
Presidenti Donald Trump u shpreh se marina amerikane shkatërroi një avion iranian, pa pilot, në ngushticën e Hormuzit.
Ai tha se anija amfibe e sulmit të USS Boxer “mori masa mbrojtëse” të enjten pasi avioni hyri në territorin e anijes rreth 914m.
Irani tha se nuk kishte informata për humbjen e një avioni. Në qershor, Irani goditi një dron ushtarak amerikan në zonë.
Më parë, Teherani tha se kishte kapur një “cisternë të huaj” dhe ekuipazhin e saj të 12 të dielën për kontrabandën e karburantit në Gjirin Persik.
Irani është fajësuar nga SHBA për sulme ndaj çisternave që nga maji në zonën kryesore të anijeve në botë. Teherani i mohon të gjitha akuzat.
Incidentet e fundit kanë shkaktuar frikë për një konflikt ushtarak në rajon. Edhe Fuqitë e Mëdha si Gjermania, Franca dhe Britania u kanë bërë thirrje të dyja palëve të ulin tensionet dhe të ulen në dialog.