Media të ndryshme ndërkombëtare po raportojnë çdo ditë dhe më shumë një largim të mundshëm të Messit nga ‘Camp Nou’. Tashmë është rrjeti informativ francez “Football.fr” e cila ka dalë në konkluzionin se klubi i Barcelonës është lodhur nga kjo situatë dhe është dakord për të negociuar me skuadrat e tjera për shitjen e Messit. “Barça e hapur në negociata për një transferim të Messit?” – Ky është titulli i shkrimit i cili bazohet në deklaratën e disa ditë më parë të menaxherit të përgjithshëm të Barcelonës, Oscar Grau.
“Ne jemi duke punuar me sens të përbashkët dhe maturi. Por Barcelona nuk mund të kalojë 70% të buxhetit të saj me pagat e lojtarëve. Ne nuk mund të bëjmë çmenduri, çfarëdo lojtari që të jetë", ka thënë Grau duke lënë të nënkuptohet se Barcelona nuk do t’i plotësojë dëshirën Messit. Kujtojmë që ditën e sotme në media është përfolur një ofertë e Manchester Cityt prej 115 milionë eurosh në drejtim të Barcelonës për të rëmbyer Lionel Messin i cili shihet si shpëtimtari i Guardiolës në krizë rezultatesh.