Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij koreano-jugor Moon Jae-in, ranë dakord që të intensifikojnë presionin ekonomik dhe diplomatik ndaj Koresë së Veriut, për shkak të testeve të përsëritura bërthamore dhe raketore. Në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë raportohet se dy presidentët, ranë dakord që të rrisin presionin ndaj Koresë së Veriut, ndërsa do të shtojnë edhe masat mbrojtëse.
Pas kësaj presidenti Trump ka njoftuar në rrjetin social Tëitter se: “Fola me presidentin Moon, të Koresë se Jugut dhe e pyeta se si po ia çon njeriu i raketave. Radhë të gjata për karburant po formohen atje, shumë keq”.
Para disa ditësh Koreja e Veriut ka kryer testin e radhës duke lëshuar një raketë balistike e cial kaloi mbi Japoni, duke krijuar tensione të reja në rajon.