INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për plazh edhe tani në vjeshtë? Ja çfarë parashikohet për 15-ditëshin e dytë të shtatorit

Gati për plazh edhe tani në vjeshtë? Ja çfarë parashikohet për 15-ditëshin e dytë të shtatorit

Publikuar më: 17:47 11-09-2018

Vera sapo ka përfunduar dhe ka qenë tepër favorizuese për pushime, pasi moti ka qenë i nxehtë shpeshherë, i shoqëruar me vranësira dhe shumë pak reshje. Dhe për të gjithë ata që kanë menduar të pushojnë në gjatë shtatorit, më ekzaktësisht në 10-ditëshin e dytë të muajit të parë të vjeshtës, sinoptikanët kanë lajme të mira.

Dy javët në vijim do të mbeten kryesisht të kthjellëta, me vranësira të përkohshme gjatë pasditeve, ndërsa shira lokalë priten vetëm gjatë periudhës 15 – 20 shtator, kryesisht në ekstremet Veri – Juglindje. Ndërkohë më pak të rrezikuara paraqiten zonat Lindore dhe Qendrore. Meteoalb njofton se temperaturat do të mbeten të larta, mesatarisht 4°C mbi vlerat tipike të fillim-vjeshtës.

Më e ndjeshme kjo anomali do të jetë gjatë orëve të mesditës. Kështu, periudha nga 10 deri në 15 shtator mbetet e favorshme për pushuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006