INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për pushime, e thotë dhe shkenca: Deti na zbukuron dhe na bën më të lumtur

Gati për pushime, e thotë dhe shkenca: Deti na zbukuron dhe na bën më të lumtur

Publikuar më: 09:20 13-06-2019

Me siguri të gjithë e keni provuar, mjafton një shëtitje buzë detit dhe kur ktheheni në shtëpi ndiheni më mirë, si nga ana fizike por edhe mendore.

Edhe humori juaj është përmirësuar. Dhe kjo nuk është vetëm meritë e pushimit, drita e diellit ka efekte pozitive mbi humorin dhe deti është një burim gjigand i shëndetit të mirë dhe emocioneve pozitive.

Dhe të gjitha këto i vërteton shkenca.

Studimet e realizuara në një hark kohor 10-vjecar ka vërtetuar se afërsia me detin favorizon clirimin e dopaminës, serotoninës dhe oksitocinës të konsideruara si neuronet përgjegjëse për lumturinë tonë. Uji na kthen në gjendjen tonë natyrale sic ishim në barkun e nënës. Edhe thjesht duke parë detin në fotografi favorizohet një gjendje më e mirë emocionale, theksojnë studimet.

Për më shumë kur gjendemi afër ujit përmirësohet përqëndrimi ynë, ngjyra blu e pafund, gjeneron qetësi.

Sipas shkencës një not i thjeshtë, një shëtitje buzë detit janë gjërat më të zakonta që bëjmë kur jemi në plazh por në praktikë e gjitha kjo është një sesion palestre apo spa. Për më shumë që kripa e detit i bën mirë lëkurës. Edhe vitamina D e diellit është esenciale për metabolizmin.

Drita e diellit stimulon edhe prodhimin e hormoneve të humorit të mirë, prandaj kalimiiI kohës në ajër të pastër është një armë e fortë kundër stresit dhe ankthit.

Ajri i detit i pasur me jod është një ilac për tiroidet.

Me kaq shumë përfitime a jeni gati për plazh?

Article Logic
Execution time: 0.0032651424407959