INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për pushime! Polumbarët kanë mbledhur mbeturina nga më të çuditshmet në Liqenin e Ohrit

Gati për pushime! Polumbarët kanë mbledhur mbeturina nga më të çuditshmet në Liqenin e Ohrit

Publikuar më: 08:34 14-05-2018

Plazhet po bëhen gati për të pritur pushuesit. E për këtë arsye ka nisur puna për pastrimin dhe të ujit. Rreth 15 polumbarë janë habitur kur kanë nxjerrë nga thellësitë goma makinash, sende metali deri dhe karrige. 

Mes të tjerash është gjetur një varkë peshkimi që ishte zhytur gjatë motit të fundit të rrëmbyeshëm. Polumbarët janë shtetas maqedonas e këtu bëhet fjalë për pastrimin e pjesën e liqenit nga matanë kufirit.
"Arritëm pak a shumë qytetarëve t’ua bëjmë me dije që mos të hedhin mbeturina. Liqenin e Ohrit e ndotin vetëm banorët, nuk mundet ndonjë turist ose dikush nga Shkupi të vijë dhe të hedhë lavatriçe. Nuk e keni idenë se çfarë ka brenda, shishe plastike, nga dallgët e liqenit kishte edhe karrige nga kafenetë. Ne në suazat e aksionit do të nxjerrim aq sa mundemi – deklaroi Goran Baleski, polumbar.
Autoritetet lokale shprehen se do të mbështesin nisma të tilla. Planifikohet vendosja e grilave të lumenjve të cilët derdhen në Liqen dhe prej ku bartet pjesa më e madhe e mbeturinave.

Po vendi ynë kur do të pastrojë ujrat e pazheve me "themeli"?

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875