INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për sezonin e tyre! Të mirat dhe të këqijat, ja si është të kesh një PESHORE në krah!

Gati për sezonin e tyre! Të mirat dhe të këqijat, ja si është të kesh një PESHORE në krah!

Publikuar më: 12:33 23-09-2018

Ditët janë shkurtuar dhe ashtu ngadalë gjendjes energjike të verës po ia zë vendin humori i paqtë vjeshtor. Mbrëmjen e sotme, më 22 shtator do të ndodhë ekuinoksi i vjeshtës për të kaluar kështu automatikisht në sezonin e Peshores.

Ndikimi do të ndjehet në ditët në vazhdim, ku do ta gjeni veten shumë më të lidhur me miqtë, të afërmit, koleget dhe gati për të shijuar mjaltin e dashurisë. Përgatituni për një botë rozë, plot surpriza, pellusha, petale trëndafili dhe romanticitet!

Meqë këtu jemi për të folur rreth Peshoreve, le të vazhdojmë pa humbur kohë. Si shenja që çel ekuinoksin e vjeshtës, i cili karakterizohet për një balancim të ditës dhe natës, errësirës dhe dritës, peshorja gëzon një ekuilibër perfekt. Kështu ajo do të dijë të vendosë caqet e duhura, të respektojë kufijtë dhe të tregohet e arsyeshme sa herë është nevoja.

Peshoret janë qenie dashamirëse dhe të sjellshme, simbole të drejtësisë, barazisë, të së bukurës dhe harmonisë. Ajo çka dallon është të qenurit tepër socialë, kanë një zë të ëmbël që i tërheq të tjerët, i bën të ndjehen mirë dhe të rëndësishëm. Janë qenie të paqta dhe me shije të rafinuar; përbuzin padrejtësinë, zënkat, vulgaritetin dhe dhunën.

Synojnë të perfeksionohen për çdo ditë e më shumë, ndaj pas çdo debati apo gabime, reflektojnë dhe përpiqen të nxjerrin një mësim. Janë dëshira e mirë për të pranuar gabimin dhe sensi i lartë të komunikuarit ato që e bëjnë Peshoren një partnere ideale.

Një Peshore nuk do t’ju kufizojë kurrë, për kurrgjë. Ajo arrin ta kuptojë se përpos marrëdhënies në çift keni një jetë tjetër për të jetur, atë si qenie e lirë dhe e pavarur.

Po anët e errëta të një peshoreje?

Për të shmangur konfliktet shpesh Peshoret nuk tregohen të sinqerta, si një metodë e përdorur për të mbrojtur veten. Nejse kjo është më e pakta. Nëse keni një Peshore në krah lutuni vetëm për një gjë: të ruajë ekuilibrat! Në rast se situate i del jashtë kontrollit përgatituni për një qenie të transformuar në një bishë të vërtetë! /anabel

Article Logic
Execution time: 0.004335880279541