Noizy, ka qenë shumë i komentuar kohët e fundit për sherrin e bujshëm me Cllevio Serbiano e më vendosjes së tritolit në lokalin e tij. Por pas këtyre situatave, Noizy duket se nuk ka ndërmend të pushojë dhe ka nisur të publikojë rradhazi këngët e reja.
Pasi publikoi bashkëpunimin me këngëtarin Yll Limani, reperi ka gati një tjetër bashkëpunim, kësaj here me Loredana Zefin. Dyshja paralajmërojnë “shkatërrim” me duetin e tyre.
“Heart attack Loredana 17/June gati për shkatërrim”, shkruan Noizy në një postim në Instagram.