Flor Binaj i ftuar në Kurthin e Piter Pan tha se shpreson shumë për një fëmijë të 4. Ndonëse ka pak muaj që është bërë sërish baba aktori tha se kanë në plan të krijojnë një familje të madhe.
Babai i 3 fëmijëve Krena, Glauk dhe Vjosa, Flori tha: “Dëshirë kemi të kemi një familje të madhe dhe fëmijët të kenë njëri-tjetrin“. Vjosa, vajza vetëm 4 muajshe e aktorit të njohur, është pagëzuar me emrin e lumit, edhe sepse Flori ka një histori të lidhur me këtë lum.
Por ç’emër do të kishte një djalë në familjen e tij. “Pse jo?(edhe Osum). Fjala jote në vesh të Perëndisë! Nuk është e thënë që të ketë patjetër emër lumi, mund të jetë emër deti, mali, etj., por do gjej patjetër emër shqiptar. Me rëndësi është të mos kemi turp t’u vendosim fëmijëve emra shqiptarë”, tha Flori.