Tayna surprizohet nga Butrinti Imeri me një dhuratë mjaft të veçantëMë poshtë të shfaqim rrobat që duhet të kesh në dollapin tënd dhe që përbëjnë bazën e të gjithë kombinimeve për këtë pranverë.
Hapi i parë: Mënyra e jetesës
Krijo një listë në të cilën do të shkruash se ku i kalon ditët. Ndaji rubrikat në shkollë, punë etj, dhe shëno poshtë tyre se çfarë bluzë apo pantallona të nevojitet.
Hap i dytë: Seleksiono ato që ke në dollap
Do guxim dhe durim. Por mund ta bësh në fundjavë. Sot për shembull. Zbrazi të gjithë sirtaret dhe ndaji rrobat në ato që vesh dhe në ato që të zenë vend kot në dollap.
Hapi i tretë: Pse duhet të kesh këto rroba në dollap?
Hapin më të vështirë e kalove me seleksionimin. Tani do të duhet të qartësosh se pse të pëlqejnë ato që mbajte. Të pëlqen ngjyra, modeli, të rrinë mirë?
Hapi i katërt: Frymëzohu
Tani që gjithçka e gjen në internet mund të frymëzohesh shumë thjeshtë nga tendencat e fundit. Krijo hartën tënde të frymëzimit me foto kombinimesh etj. Pinterest me siguri do të ndihmojë shumë.
Hapi i pestë: Ji gati për shopping
Mos e tepro me xhinset dhe bluzat e thjeshta. Jo këpucë që nuk do t’i veshësh kurrë. Bli kryesoret me të cilat do të kesh mundësi të krijosh kombinime të ndryshme, në varësi të përditshmërisë.