INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati sa nuk u puthën në videon që bëri xhiron e rrjetit, por tani FIFI ka dy fjalë për Flori Mumajesin! Shihni si e quan [FOTO]

Gati sa nuk u puthën në videon që bëri xhiron e rrjetit, por tani FIFI ka dy fjalë për Flori Mumajesin! Shihni si e quan [FOTO]

Publikuar më: 20:30 03-12-2018

Fansat janë të bindur se kënga “Ja ke bo vetes” është për Elvanën, por Flori e interpretoi me Fifin!

Flori Mumajesi kishte një surprizë shumë të ëmbël për të gjithë fansat e tij, teksa krejt papritur pa asnjë paralajmërim publikoi këngën më të re “Ja ke bo vetes”. Flori, në bashkëpunim me Brunon, i këndojnë plot dhimbje një dashurie të shkuar.

Në rrjet pas publikimit të saj kanë shpërthyer komentet se kënga i dedikohet Elvanës, me të cilën Flori ka qenë për shumë vite në një lidhje.

Në një video të publikuar në “Instagram”, Flori së bashku me Fifin interpretojnë aq pranë njëri-tjetrit këngën, sa gati sa nuk puthen. Në videon e regjistruar në studion e kantautorit, Fifi këndon këngën më të re të Florit, ndërsa ky i fundit vendos duart në qafën e saj duke e tërhequr pas vetes.

Nuk dihet nëse video është bërë për videoklipin e këngës por vlen të thuhet se u kjo video u pëlqye shumë nga publiku.

Tani pas publikimit këngës "Plas" të Florit, tani Fifi ka dy fjalë, duke anashkaluar momentin në video.

"Gjigand je LALI LOKU ❤️ dhimbje, ndjenje, rrenqethje @iamflorimumajesi —- ?? kam jetuar , koke e kembe dashuruar ?? #onreplay"

879e4324-ca40-44b5-a88d-76758ff3cce3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038530826568604