INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati sistemi amerikan i mbrojtjes nga raketat në Evropë

Gati sistemi amerikan i mbrojtjes nga raketat në Evropë

Publikuar më: 08:09 12-05-2016

Shtetet e Bashkuara do ta shpallin të enjten zyrtarisht si funksional sistemin e tyre evropian të mbrojtjes nga raketat, pothuajse një dekadë pasi Uashingtoni propozoi vendosjen e një baze në Evropë për mbrojtjen kundër raketave balistike iraniane.

Kronologjia e hapave drejt kësaj mbrojtjeje


2007: Presidenti George W. Bush formalizoi planet për të ngritur një bazë për mbrojtjen nga raketat në Poloni dhe një radar në Republikën Çeke, si pjesë e sistemit më të gjerë të Shteteve të Bashkuara për mbrojtje nga raketat balistike me baza në Kaliforni dhe Alaskë.

2009: Presidenti Barack Obama anulon planet e ish-presidentit Bush, duke paraqitur një strategji me bazë detare, duke argumentuar se sistemi mund të vendoset shumë më shpejt për t’iu kundërvënë raketave iraniane. Baza të përhershme tokësore janë parashikuar në një fazë të mëvonshme.

2010: Shtetet e Bashkuara ofrojnë të dërgojnë anijet e mbrojtjes nga raketat në Evropë për të mbrojtur forcat e NATO-s kundër raketave balistike me rreze veprimi prej deri në 3,000 km. NATO gjithashtu pranon bisedimet me Rusinë, e cila është thellësisht e shqetësuar për mburojën e mbrojtjes nga raketat, për të qetësuar frikën e Moskës se mburojat do të zhvillohen për t’iu kundërvënë armëve bërthamore.

2011: Shtetet e Bashkuara dërgojnë luftanijen USS Monterey në Mesdhe, vendosja e parë afatgjatë e një anijeje të mbrojtjes nga raketat balistike. Holanda thotë se do të përmirësojë katër anije me radarë për paralajmërim të hershëm si kontribut për mburojën. Turqia pranon të kujdeset për një bazë tokësore radarësh të Shteteve të Bashkuara.

2012: Në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Çikago, aleanca thotë se tani mund ta mbrojë Evropën jugore nga një sulm i kufizuar me raketa balistike. Ajo ka në plan për të mbuluar të gjithë Evropën, nga Groenlanda në Azore.

2013: Rusia ndërpret bisedimet me NATO-n mbi mbrojtjen nga raketat, pas nuk arrin të marrë premtimin se Uashingtoni do të kufizonte shtrirjen e interceptorëve të saj balistikë të mbrojtjes raketore.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053