Juventus fiton kupën e Italisë duke mundur Milanin me një rezultat të thellë, 4 me zero,.
Menjëherë pas ndeshjes reagimet zhgënjyese të tifozëve kanë pushtuar rrjetet sociale. Kjo ka bërë që të reagojë trajneri Gattuso, i cili ka pranuar se po paguajnë për gabimet që kanë bërë. Ai shtoi se nuk e meritonin të pësonin 4 gola dhe të zhgënjenin të gjithë.
“Kështu është futbolli. Rezultati jo gjithmonë reflekton performancën në fushë. Kur bën gabime, edhe i paguan. Skuadra bëri atë që duhet të bënte për 60 minuta, por më pas duhet të pranojmë gabimet.
Mungesë maturie? Unë jam për vete trajner i ri, dhe i marrim të gjitha përgjegjësitë. Ndonjëherë presioni nuk menaxhohet mirë, por sot nuk meritonim të pësonim 4 gola.
Më vjen keq që sollëm 40 mijë tifozë dhe në fund i dhamë një zhgënjim të tillë. Tani kemi 180 minuta në kampionat ku do duhet të fitojmë një vend për Europa Ligën” deklaroi Gatuzo.