INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburantit, kërkon një shumë të çmendur si dëmshpërblim [FOTO]

Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburantit, kërkon një shumë të çmendur si dëmshpërblim [FOTO]

Publikuar më: 14:51 10-01-2018

Aktori i njohur Gaz Paja ka hedhur në gjyq kompaninë e karburantit ku para disa kohësh ka realizuar një reklamë televizive.

Paja ka kërkuar jo pak por plot 46 mijë euro për shkak të mosrealizimit të kontratës që dy palët kanë pasur me njëra tjetrën.

Të gjithë e mbajmë mend spotin televiziv ku Gaz Paja shfaqet për të reklamuar karburantin e cilësinë e Bolv Oil, por duket se pronarët e karburantit, nuk kanë qenë korrekt me pagesat e tyre për aktorin, shkruan newsbomb.al.

Në çështjen që është regjistruar për shqyrtim në gjykatën e Lartë, kërkuesi Gazmend Paja kërkon detyrimin për pagimin e shumës 1100 euro, që rrjedh nga mospërmbushja e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit. Kërkohet edhe detyrim për pagimin e shumës 46 mijë euro, si dëm i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës si dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit, raporton newsbomb.al.

Kërkesa është bërë në datën 9 janar të këtij viti në gjykatën e lartë dhe konstatohet sipas kërkuesit mospërmbushje e kontratës së shërbimit të qershorit 2014 e nënshkruar mes dy palëve, nga ana e sipërmarrësit të kundërpaditur dhe aktorit.

gaz_paja.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266