INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazeta

Gazeta "Blic" e Beogradit: Rama me dy fytyra?

Publikuar më: 15:08 06-07-2016

Gazeta “Blic” e Beogradit kërkon të gjejë fytyrën e vërtetë të Kryeministrit Shqiptar Edi Rama. E përditshmja në Beograd, ka bërë një krahasim të disa deklaratave të Kryeministrit të Shqipërisë dhënë në periudha të ndryshme kohore. Disa herë flet për Shqipërinë e madhe e më vonë në zyrat qëndrore të perëndimit shtrëngon duar me shefin e qeverisë së Serbisë, shkruan Blic. Kjo tregon një qëndrim të dyfishtë të shefit të qeverisë shqiptarë, ndaj e përditshmja Blic ngre pikëpyetjen se cila është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.
Blic shkruan:
Ithtar i Shqipërisë së Madhe, mik i sinqertë i Serbisë, Europeist i pasionuar… Cili është, në të vërtetë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?
Në fillim të qershorit, Rama kishte deklaruar në Prishtinë: “Shqipëria dhe Kosova janë një vend, një popull dhe një ëndërr e përbashkët”.
Është e qartë se këto fjalë ia kishte dedikuar publikut vendor, sidoqoftë ato ishin futje e gishtit në sy të Serbisë dhe Europës..
Qindra kilometra më larg, në ndonjërën prej kryeqendrave europiane, Ramës nuk do t’i shkonte ndërmend të thoshte diçka të tillë.
Në Bruksel, Berlin ose Paris, në vend të tregimit për Shqipërinë e Madhe ai e përmend bashkimin vetëm nën ombrellën e BE-së.
Rama provokoi edhe pas ndeshjes futbollistike mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe dronit të famshëm mbi stadium.
“Nuk e di pse serbët hidhërohen për shkak të dronit. Ne nuk do të hidhëroheshim”.
Mirëpo, para dy ditësh në Konferencën për Ballkanin në Paris, ai e përshëndeti kolegun e tij Aleksandar Vuçic me dashamirësi shumë më të madhe seç e lejon praktika diplomatike.
Shtrëngim i gjatë i duarve, përqafim, deklarata për bashkëpunimin mes dy vendeve, oferta që ndërtimtarët serbë të marrin pjesë në ndërtimin e objekteve në bregdetin shqiptar, forcimi i linjës ajrore Tiranë-Beograd, etj.
Kjo është fytyra tjetër e Ramës – e pranueshme për Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Por, cila është e vërteta”?

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602