INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazeta “Die Presse” kritika të forta Ramës: Miqësi me Erdogan në kurriz të BE, GDP nxirret nga droga

Gazeta “Die Presse” kritika të forta Ramës: Miqësi me Erdogan në kurriz të BE, GDP nxirret nga droga

Publikuar më: 15:16 29-11-2018

Kryeministri Edi Rama është kritikuar ashpër nga e përditshmja austriake “Die Presse”. Autori Karl-Peter Schëarz në koment analizon problemet me shtetin ligjor dhe korruspionin, ndërsa një vëmendje i kushton marrëdhënies së kreut të qeverisë me Presidentin e Turqisë.

Ai shkruan se në skajet lindore dhe juglindore të Evropës ndikimi i BE-së po zvogëlohet dhe këto vende orientohen nga Turqia apo Rusia.

“Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve. “Njeriu i fortë” socialist i Tiranës, Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish-komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvlerësohet dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti myslimane, shoqata, fondacione dhe media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit”, shkruhet në artikull.

 die_preseee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541