INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazeta gjermane: Ja kush qëndron pas bojkotit të opozitës

Gazeta gjermane: Ja kush qëndron pas bojkotit të opozitës

Publikuar më: 17:34 15-05-2017

Gazeta gjermane “Der Standard” i ka kushtuar një artikull krizës politike në Shqipëri, ku ndër të tjera thuhet se pas bojkotit të Partisë Demokratike qëndron ish lideri i kësaj partie, Sali Berisha, i cili sipas gazetares Adelheid Woelf, drejton ende PD-në.

“Partia e kryedemokratit Lulzim Basha, nuk do të konkurrojë kundër socialistëve në pushtet në shenjë proteste për herë të parë që nga viti 1991. Ata kanë bllokuar rrugën përpara godinës së kryeministrisë dhe demonstrojnë në një çadër që prej 18 shkurtit,” shkruan Der Standard.

“Kreu i Partisë Demokratike Basha njoftoi për një demonstrim masiv të shtunën në Tiranë për krijimin e një “Republike të Re”. Për herë të parë që nga diktatura ish-komuniste PD nuk merr pjesë në zgjedhje. Për muaj të tërë, ata kanë bojkotuar parlamentin. Të gjitha përpjekjet nga ana e BE-së, SHBA-së dhe partive ‘mike’ në Partinë Popullore Europiane, për të bindur PD-në të futet në zgjedhje, dështuan,” shkruan gazetarja gjermane Adelheid Woelf.

Kërkesa për dorëheqje

“Partisë Demokratike iu ofruan para zgjedhjeve postet e katër ministrave, posti i Avokatit të Popullit dhe shefi i Komisionit Zgjedhor, si dhe drejtuesit e policive të njësive administrative. Por përsëri pa dobi. PD me këmbënguljen e saj, kërkesë të vetme kishte dorëheqjnen e kryeministrit dhe sheh paratë e fituara nga kultivimi i kanabisit të paligjshëm, si elementi për vjedhjen e zgjedhjeve. Pas bojkotit të opozitës qëndron Sali Berisha, themeluesi i PD-së që ende drejton Bashën dhe partinë”, shkruan Der Standard. “Shqetësimi i ndërkombëtarëve rritet nga frika e radikalizimit të situatës”.

Kundër SHBA-së dhe BE-së

SHBA dhe BE do të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të Partisë Demokratike. Gjithashtu pritet që koalicioni mes PS dhe LSI të vazhdojë. Ilir Meta, ish-kreu i LSI-së, me ndihmën e socialistëve u zgjodh President. Kërkesa kryesore e BE-së dhe SHBA-së është reforma në drejtësi. Duhet të dënohen prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Për këtë arsye, kryetarja e delegacionit të BE-së Romana Vlahutin është nën presion masiv. Situata e rënduar e Shqipërisë është tregues i paqëndrueshmërisë dhe dobësisë së SHBA-së në Europën Juglindore, që kur Trump mori pushtetin, përfundon artikulli i prestigjozes gjermane.

http://derstandard.at/2000057550958/Albaniens-groesste-Oppositionspartei-will-Wahl-boykottieren

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281