INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazeta Gjermane: Rrezikohen planet e BE-së nëse mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë

Gazeta Gjermane: Rrezikohen planet e BE-së nëse mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë

Publikuar më: 12:16 08-08-2017

Në një artikull të botuar në të përditshmen Gjermane “Tageszeitung”, në numrin e sotëm të saj trajton krizën politike në Kosovë, ku edhe pse kanë kaluar dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve nuk është krijuar ende qeveria e re.

 

Sipas të përditshmes Gjermane , që citon disa vëzhges të situatës në shtetin e vogël të Ballkanit, për shkak se as javën e kaluar nuk u konsolidua dot Kuvendi , vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Megjithatë rëndësia që i kushton gazeta është tek takimi që do të mbahet të mërkurën mes dy partive politike, të cilat në thelb të bisedës do kenë daljen nga kriza, por gjithashtu nuk harron të theksojë dhe mungesën e paralajmëruar nga lëvizja e Vetëvendosjes në këtë takim.

“Vetëvendosje është ajo që do të përfitonte më shumë nga përsëritja e zgjedhjeve”, shkruan gazeta, që cilëson Albin Kurtin si drejtuesin më të dëshiruar nga gjenerata e re e në Kosovë. “Vërtet që edhe institucionet ndërkombëtare po ndërrojnë mendim për Kurtin, duke mos e etiketuar më si nacionalist, por në rast fitoreje të tij strategjia ndërkombëtare duhet të konsiderohet e dështuar”, shkruan “Tageszeitung”.

E përditshmja nuk harron të përmendë planin e BE-sëpër krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, me parlamentin dhe kryetarin e vet. Ai që e kundërshton drejtpërsëdrejti këtë plan është Albin Kurti , për vetëfaktin se ai e bazon atë në ndarjen e Bosnjes, shkruan gazeta, por këtu përfitojnë serbët. Dhe Serbia dhe serbët e Kosovës janë gati të mbështesin personat e etiketuar si “kriminelë lufte të UÇK-së” vetëm për të realizuar krijimin e Asociacionit”, mbyll shkrimin “Tageszeitung”.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432