INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazeta “Zëri”: Shqipëria dhe Serbia “zhbëjnë” Kosovën [FOTO]

Gazeta “Zëri”: Shqipëria dhe Serbia “zhbëjnë” Kosovën [FOTO]

Publikuar më: 08:49 19-10-2016

Gazeta “Zëri” në Kosovë ka lëshuar një akuzë të rëndë ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim që mban titullin: “Shqipëria dhe Serbia “zhbëjnë” Kosovën”! Zëri sjell një dokument ku i referehet marrëveshjes mes të dy vendeve për ndërtimin e linjave hekurudhore. Në gazetë thuhet se marrëvehsja është firmosur nga Shqipëria dhe Serbia por nuk është pyetur kosova, vend në të cilën parashikohet që të kalojë linja hekurudhore. Por çfarë ka ndodhur sipas të përditshmes Zëri?
Gazeta Zëri:
“Për ndërtimin e autostradave dhe linjave hekurudhore që kalojnë nëpër territorin e Kosovës Qeveria e Shqipërisë dhe e Serbisë kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë së Kosovës. Një veprim i tillë i palës shqiptare lë të kuptohet, të paktën nga pala serbe, si njohje e sovranitetit serb mbi Republikën e Kosovës, prandaj po kundërshtohet nga zyrtarët shtetërorë të vendit”.
Gazeta “Zëri”, sjell dokumentin e firmosur mes palës shqiptare dhe asaj serbe, duke mos marrë për asnjë moment mendimin e qeverisë së Kosovës për këtë çështje.
Gazeta Zëri:
“Për autostradat dhe linjat hekurudhore që nisen nga Serbia dhe të cilat kalojnë nëpërmjet territorit të Kosovës për të dalë në Shqipëri zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali, dhe sekretari i shtetit në Ministrinë e Tregtisë së Serbisë, Stevan Nikçeviq, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi pa e marrë pëlqimin e Qeverisë, që udhëhiqet nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Sipas dokumenteve zyrtare, që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri”, dy përfaqësuesit e qeverive, ajo e Shqipërisë dhe e Serbisë, Paskali dhe Nikçeviq, më 15-16 prill 2015, kishin negociuar Protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, me ç’rast ishin dakorduar që të paraqesin projekte të veçanta të cilat do të prezantohen pranë institucioneve të Bashkimit Evropian, me qëllim mundësimin e financimit të tyre nga fondet e kësaj të fundit”.

Ja dokumenti:

Article Logic
Execution time: 0.0059280395507812