E përditshmja zvicerane “Blick” ka befasuar lexuesit, duke u bërë me dije se gjatë javës, deri në ditën e ndeshjes Shqipëri-Zvicër, do të ofrojë informacione edhe në gjuhën shqipe
"Gjatë tanë javës se ardhshme gazeta ‘Blick’ ju informon në gjuhën shqipe”, ishte mesazhi që u shfaq sot në faqen e parë të tabloidit zviceran.
Gazeta njofton tifozët e shumtë shqiptarë në Zvicër se mund të siguronin aty informacione rreth kuqezinjve, por edhe për përfaqësuesen vendase.
Ditët e fundit mediat zvicerane kanë shkruar shumë për kombëtaren e De Biazit, që do të jetë kundërshtari i parë i helvetëve në “Euro 2016”.