Ky nuk është një nga ato ngatërrimet që ndodh lehtë pasi Rudina Dembacaj dhe Beatrix Ramosaj nuk ngjanë aspak, madje kanë edhe profesione të ndryshme.
Megjithatë gazetarëve këtë herë , vajzat në fjalë u janë dukur njësoj pasi në njërën nga gazetat shqiptare, në lajmin për Beatrix, është vënë fotoja e Rudinës duke i bërë kështu njerëzit konfuzë. Pas kësaj, ka qenë i menjëhershëm reagimi i aktores e cila ka shkruar: Gazetat tona! Jam Rudina, jo Beatrix!”